24 Prill 2024

Ministri Bukoshi priti një delegacion mjekësor të KFOR-it

Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, priti sot një delegacion të lartë të Sektorit shëndetësor në kuadër të trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, të përbërë nga zyrtarë të shërbimeve shëndetësore të shteteve të ndryshme që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Ministri Bukoshi, i ka informuar anëtarët e këtij delegacioni, të kryesuar nga Majori Cordell, për situatën aktuale në shëndetësinë kosovare, strategjitë, objektivat , kapacitetet e sistemit shëndetësor, por edhe me sfidat.

Në këtë kuptim, Ministri Bukoshi ka thënë që financimi jo adekuat i shëndetësisë është një nga problemet kryesore, ndërkohë që sistemi ka nevojë edhe për shumë intervenime të tjera, me qëllim që qytetarëve të vendit t’u ofrohen shërbimet e nevojshme shëndetësore.

Në këta takim, përfaqësuesit e shërbimeve shëndetësore nga KFOR-i janë interesuar për planet e Ministrit në shëndetësi, duke e trajtuar gjendjen aktuale, mundësitë e bashkëpunimit me KFOR-in pas vitit 2012, mundësitë e mbështetjes së projekteve të përbashkëta midis shërbimeve shëndetësore si dhe mundësitë e mbështetjes së mëtejme të shëndetësisë nga divizionet përkatëse të NATO-s, përmes aktiviteteve të përbashkëta.

Ministri Bukoshi ka falënderuar për ndihmën që KFOR-i ka dhënë në Kosovë, në mënyrë të veçantë për ndihmën në sektorin shëndetësor dhe ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi të thellohet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)