28 Mars 2024

Ministri Bukoshi priti kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa

Prishtinë, 22 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin midis Ministrisë dhe Komunës në fushën e shëndetësisë.

Ministri Bukoshi dhe kryetari Mustafa kanë konstatuar ekzistimin e një bashkëpunimi të mirë midis dy institucioneve dhe është shprehur gatishmëria që një bashkëpunim i tillë të intensifikohet bazuar në interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Prishtinës si pjesë e saj, dhe në përvojat e mëparshme të mira të bashkëpunimit që kanë ministri Bukoshi dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)