20 Prill 2024

Ministri Agani priti përfaqësuesit rajonal të Project Hope

Prishtinë, 27 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot drejtorin regjional të Project - Hope, zonjën Katarina Takovska me bashkëpunëtorë, me të cilët u diskutuan mundësitë e mëtutjeshme të bashkëpunimit në fushën e donacioneve të barnave dhe pajisjeve medicinale nga ana e kompanive ndërkombëtare.
 
Ministri Agani u falënderua për kontributin e deritanishëm të këtij projekti humanitar si dhe parashtroi, disa ide të reja përkitazi me donacionet e citostatikëve dhe ndihmesave ortopedike.
 
Përfaqësuesit e Project Hope u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me MSh-në dhe premtuan bashkëpunim të mëtutjeshëm në drejtim të furnizimit sa më të mirë të tregut të Kosovës me barna deficitare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)