20 Prill 2024

Ministri Agani priti një delegacion ministrash nga Malta

Prishtinë, 26 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të lartë nga Malta, të kryesuar nga Giuseppe Madia, Ministër i Shëndetësisë, në përbërje të cilit ishin edhe  Gaetano Maria, Ministër i Thesarit, Andrea Frattini , Ministër i Financave si dhe zyrtarë të tjerë të lartë, pjesë e Grupit Urdhri Sovran i Maltës “OSJ Malta”.

Në këtë takim Ministri Agani e ka njohur delegacionin e lartë maltez me sistemin shëndetësor të Kosovës, sfidat e tanishme dhe procesin e reformave në shëndetësi, që për qëllim krijimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe efikas dhe në shërbim të mbrojtjes dhe avancimit të shëndetit të popullatës.

Në veçanti është biseduar për sfidat në fushën e shërbimeve deficitare në Kosovë si në fushën e kardiokirurgjisë, me theks te kardiokirurgjia pediatrike, radio-onkologjinë dhe shërbimet e ndryshme nga ortopedia.

Delegacioni nga Malta ka vlerësuar lart procesin e reformave të udhëhequra nga Ministri Agani dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me MSh-në dhe institucionet shëndetësore të Kosovës, në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale në lëmit me interes, përfshirë këtu fushën e shëndetit mendor, mjekësinë familjare, etj.

Në takim është konkluduar se fushat e bashkëpunimit janë të shumta dhe ato duhet shfrytëzuar në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)