19 Prill 2024

Ministri Agani prezantoi reformat në shëndetësi

Prishtinë, 7 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, i shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, mori sot pjesë në Konferencën e rregullt Mjekësore të KFOR-it, të organizuar në kampin ushtarak amerikan në Bondstill.

Në këtë konferencë, Ministri Agani mbajti një prezantim për procesin aktual të reformave në sistemin shëndetësor të Kosovës, kurse profesori Naser Ramadani, për gjendjen epidemilologjike në vend.

Gjatë takimit në kampin Bondstill, u theksua gatishmëria e dyanshme për bashkëpunim dhe dialog të vazhduar, në funksion të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit të popullatës në Kosovë, si shtyllë kryesore e sigurisë në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)