16 Prill 2024

Ministri Agani dhe Sekretari Tolaj vizituan QKUK-në

Prishtinë, 19 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr Ferid Agani, i shoqëruar nga këshilltarët e tij dhe  Sekretari i Përhershëm  Dr. Ilir Tolaj, gjatë ditës së sotme kanë vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

Në takim me Drejtorin Ekzekutiv, Dr. Nijazi Gashi, është diskutuar në lidhje me punën që po bëhet në QKUK dhe me projektet që po zbatohen në QKUK.

Ministri Agani tha se po angazhohet në vazhdimësi që  punët në QKUK dhe në shëndetësinë Kosovare në përgjithësi të ecin për së mbari.

“Do jem prezentë në vazhdimësi në QKUK për tu interesuar në lidhje me punën që bëhet por edhe për të diskutuar në lidhje me sfidat dhe problemet që ka QKUK”, theksoi ai.

Dr Agani, kërkoi nga Drejtori Ekzekutiv të shtoi masat që kanë të bëjnë me disiplinën në punë e poashtu kërkoi që Klinikat e QKUK-së, të planifikojnë me kohë  kërkesat e tyre për furnizim me barna dhe material shpenzues që është I domosdoshëm për zhvillimin normal të punës.

Mbështetjen e  tij për QKUK, e ofroi edhe Sekretari i Përhershëm, Dr Ilir Tolaj, i cili tha se  ka dhënë dhe do të japë përkrahje maksimale për të shtyrë para proceset në QKUK.

Në anën tjetër, Dr. Nijazi Gashi, Drejtor Ekzekutiv në QKUK, njoftoi  për punën që po bëhet në QKUK, projektet kapitale që janë në zhvillim e sipër .

“Më vjen mirë që keni ardhur të diskutoni dhe të njoftoheni në lidhje me disa shqetësime që kemi pasur dhe kemi nevojë të diskutojmë bashkërisht” theksoi dr Gashi.

Në takim u diskutua edhe në lidhje me çmimoren  e participimit për pacientët, ku të dy palët u pajtuan të formojnë komisione të përbashkëta që do të punojnë për të nxjerrë një çmimore që do të ndikonte në shtimin e të hyrave vetanake.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)