18 Prill 2024

Miliona euro të keqpërdorura përmes blerjes se barnave nga Ministria e Shëndetësisë

Prishtinë, 29 maj - Instituti “Columbus” ka bërë prezantimin e raportit dhe filmit dokumentar “Depoja e Keqpërdorimeve Farmaceutike” i realizuar nga Instituti “Columbus” dhe përkrahur nga KFOS - Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

 Hulumtimi ka evidentuar miliona euro humbje të buxhetit publik nga procedurat e prokurimit të barnave.

Ky hulumtim ka evidentuar rreth 200 produkte të Listës Esenciale të cilat janë blerë shumëfish me shtrenjtë se sa çmimet reale.

Ministria e Shëndetësisë ka blerë barnat me shtrenjtë se në tregun privat nga 100 për qind  deri në 2000 për qind.

Ngritja e çmimeve ka filluar në vitin 2016 dhe po vazhdon ende. Përderisa barnat për spitale publike janë ngritur deri në 2000 për qind të njëjtat barna në barnatore private nuk kanë pësuar ndryshime në çmime.

 Autorja e raportit, Saranda Ramaj, ka thënë se gjatë hulumtimit kanë vërejtur se në rreth 200 produkte të listës esenciale të barnave, nga viti 2015 ka pas rritje të çmimeve nga 100 për qind deri në 2000 për qind.

Ramaj e ka përmendur se një hetim është ka nisur nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, por që sipas saj është vetëm për një produkt.

Gjetjet e raportit janë pranuar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Ai pas prezantimit të raportit dhe dokumentarit, ka thënë se raporti iu jep mundësi që të kenë bazë më të mirë që të diskutojnë problemet.

Ismaili ka thënë se Kosova dhe Bjellorusia janë të vetmet që nuk kanë mekanizma të rregullimit të çmimeve të barnave që blihen nga shteti.

 Ai ka thënë se tani janë në procedurë të hartimit të një Udhëzimi Administrativ për këtë çështje.

“Pa pas një mekanizëm të tillë nuk mund të ndalen, blihen 300, 500 artikuj, nuk ke mundësi që për secilin të bësh hulumtime të tregut, nëse nuk e ke një bazë legjislative që në momentin kur të vije oferta më e lartë t’i e rrëzon”, ka deklaruar Ismaili.

 *Instituti Columbus është anëtar i Koalicionit për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik  - Pro Open 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)