17 Nëntor 2019

Meridian Express dhuroi 2,040 euro për shëndetin e nënave dhe fëmijëve

Prishtinë, 8 nëntor - Për të dytin vit me radhë, nga data 15 tetor – 30 nëntor, Meridian Express, kontribuoi për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Kontributi i Meridian Express u bë i mundur përmes fushatës “Ushqehu, shijo dhe ndihmo me Buka dhe Schärf” ku 10% e blerjes së këtyre produkteve u dedikua për fondacionin humanitar ‘Action for Mothers and Children’.
 
Në një ngjarje për media, u bë edhe dhurimi i çekut në vlerë prej 2,040.21 Euro nga Meridian Express për Action for Mothers and Children për të mbështetur programet për shëndetin e fëmijëve.
 
Fushata për ngritjen e fondeve kishte për bazë produktet e brendit Schärf dhe  sanduiçëve të ngrohtë të BUKA Bakery, ku për çdo kafe/çaj apo sanduiç që u porosit nga konsumatorët, 10% e vlerës  u dhurua në ndihmë të nënave dhe fëmijëve. Këto fonde do të financojnë programet shëndetësore të AMC-së që ndihmojnë klinikat e Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në Kosovë.
 
“Duke shpresuar që edhe në të ardhmen bashkëpunimi me AMC të rritet edhe më shumë, ne jemi shumë të lumtur që edhe këtë vit kontribuam për mirëqenien dhe shëndetin e fëmijët në nevojë” u shpreh Artan Mullarama nga Meridian Express.

“Jemi të lumtur që kemi bashkëpuntorë dhe mbështetës të misionit tonë si Meridian Express, ku për vitin e dytë me rradhë organizuam kampanjën për ngritje të fondeve për AMC me anë të shitjes së produkteve të Scharf dhe Buka Bakery. Kjo shumë e ngritur do ndihmojë fondacionin në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijë në Kosovë ku edhe jemi shumë falënderues” u shpreh Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv - Action for Mothers and Children.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)