16 Shtator 2019

Mërgimtari nga Zvicra jep donacion një automjet për QKMF-në në Rahovec

Rahovec, 23 gusht - Mërgimtari dhe humanisti Sefer Gashi nga fshati Drenoc i komunë së Rahovecit, i cili jeton dhe punon në Zvicër, sot e ka sjellë një automjet, donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Fahredin Hoti” në Rahovec.

Pas pranimit të donacionit kryetari i komunës Smajl Latifi, ka thënë se donacion si ky i mërgimtari Sefer Gashi i cili jeton dhe punën në Zvicër janë të nevojshëm duke e përgëzuar për gatishmërinë dhe humanizmin e tij. Automjeti i pranuar sot si donacion, do të përdorët për  kryerjen e shërbimeve për persona me aftësi të veçanta.

Mërgimtari Sefer Gashi, e ka falënderuar kryetarin për bashkëpunimin e treguar deri tek realizimi i këtij donacioni dhe ka thënë se ky automjet besoj që do të ua lehtësoj sadopak punën personelit që të kryejnë punë sa më efikase për personat me nevoja të veçanta.

Qazim Cana, doktor në QKMF-në  “Fahredin Hoti”,  është shprehur falënderues ndaj kryetarit Latifi, për angazhimin e tij për mbështetje e treguar në vazhdimësi për sektorin e shëndetësisë, ndërsa për mërgimtarin Gashi ka thënë se e vlerësoj lartë humanizmin, duke thënë se ky donacion është shumë i rëndësishëm , pasi që do të lehtësoj punën e personelit që merren me trajtimin e pacientëve me nevoja të veçanta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019 - Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi takon Kryetarin e Komunës, Agim Aliu, me të cilin edhe do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi për 'Ndërtimin e Qendrës Multifunksionale'. (Komuna e Ferizajit, ora 11:00)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton fabrikën "Jatex". (Gjakovë, 14:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton disa bujq. (Gjakovë, 15:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Istogut. (Qendra e qytetit te Istogut, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton Shoqatën e Zejtarëve. (Gjakovë, 16:20)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti takohet me Tomor Morinën. (Gjakovë, 17:40)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani viziton vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Cerrcë dhe takohet me strukturat dhe banorët e fshatit.. (Fshati Cerrcë, ora 18:00)