20 Prill 2024

Memorandumi për edukim të mjekëve kosovarë në Austri

Prishtinë, 2 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Bujar Bukoshi, ka nënshkruar sot Memorandumin e bashkëpunimit me dr. Bujar Gjikollin, kryetar i KOMC (Kosova Open Medical Club), si palë të tretë në implementimin e Memorandumit të bashkëpunimit që ditë më parë ministri Bukoshi nënshkroi në Austri me Fondacionin Amerikano Austriak – AAF.

Me këtë Memorandum, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës bashkë-financon në edukimin për specializantë, mjekë specialistë dhe pjesërisht edhe infermierë, për pjesëmarrjen e tyre në seminare dhe aftësime profesionale 1-3 mujore në spitalet e Salzburgut të Austrisë.

Memorandumi mundëson rritjen e numrit të pjesëmarrësve nga Kosova në seminare dhe qëndrime për aftësime profesionale në Salzburg.

Nga fillimi i  realizimit të projektit të seminareve të Salzburgut në Kosovë, deri në shtator 2008 kanë marrë pjesë 115 kosovarë në këto seminare dhe pesë kosovarë kanë qëndruar nga një muaj për aftësim në spitalet e Austrisë, ndërsa në implementim të mëtejmë të këtij programi, pritet që në seminaret e radhës të marrin pjesë 72 kosovarë, kurse 20 të tjerë do të përfitojnë nga qëndrimet prej 1-3 muaj si mjek vizitorë në spitalet austriake.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)