16 Prill 2024

Mbi 7 milion të infektuar me koronavirus në botë

Prishtinë, 8 qershor - Rastet me koronavirus në të gjithë botën kanë kaluar shifrën 7 milion, pas rritjes së numrit të personave të infektuar në Brazil dhe Indi.

Rreth 30 për qind e këtyre rasteve, ose 2 milion, janë në Shtetet e Bashkuara, megjithëse rritja më e shpejtë është në Amerikën Latine, e cila tani përbën afërsisht 16 për qind të të gjitha rasteve në botë.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Amerikën Latine, është vendi i dytë më i goditur për sa i përket numrit të rasteve, me më shumë se 672.846, i ndjekur nga Rusia me rreth 467.073 dhe Mbretëria e Bashkuar me rreth 286.294 raste.

Disa vende evropiane janë gjithashtu ndër më të goditurit në botë. Kina ka regjistruar 84.186 raste deri më tani, përfshirë 79.424 të shëruar.

Vdekjet nga koronavirusi në nivel global kanë kaluar shifrën 400,000. Shtetet e Bashkuara zënë rreth një të katërtën e këtij numri, ose rreth 110 mijë, por vdekjet në Amerikën e Jugut po rriten me shpejtësi, sidomos në Brazil.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)