19 Prill 2024

Mbi 4.6 milionë të infektuar dhe 309 mijë te vdekur nga koronavirusi në botë

Prishtinë, 16 maj - Koronavirusi duket se ka filluar zbehjen e tij në kuadër të viktimave dhe rasteve të reja me të infektuar që ka shkaktuar në të gjithë botën.

Ditën e fundit shumë vende në botë tashmë kanë nisur hapjen graduale duke kaluar në fazën 2 pas masave lehetësuesë të koronavirusit.

Edhe pse infektimet e reja kanë filluar të ulen rastet e vdekjeve mbeten të lartë pasi shumë persona të infektuar me COVID-19 kanë qenë në terapi intensive.

Deri më tani numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 642 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 309 mijë. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar mbi 1.76 milione të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 484 mijë e 285 të infektuar dhe 88 mijë e 507 të vdekur nga COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)