10 Korrik 2020

Mbi 270 mijë të vdekur në mbarë botën nga koronavirusi

Prishtinë, 8 maj - Numri i të vdekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka kaluar në mbi 270 mijë ndërsa numri i te infektuarve ka arritur në 3,930,784.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 270.880 vdekje, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 3,930,784.

Vendi me numrin më të lartë të vdekjeve është renditur SHBA-ja me 76.693 vdekje e cila ndiqet nga Britania 30.615, Italia me 29.958, Spanja me 26.070, Franca me 25,987, Brazili me 9.054, Belgjika me 8.415, Gjermania me 7.392, Irani 6.486) Holanda 5.288 dhe Kina 4.633 vdekje.

Vendet e tjera me më shumë se 1.000 vdekje janë Kanadaja (4.404), Turqia (3.641), Suedia (3.040), Meksika (2.704), Zvicra (1.810), India (1.889), Ekuadori (1.654), Peruja (1.627), Rusia (1.625), Irlanda (1.403) dhe Portugalia (1.105).

Koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe më pas u përhap në të gjithë botën. Deri më tani nga virusi janë shëruar 1.333.935 njerëz, ndërsa vazhdojnë trajtimin 2.299.639 të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Shoqata e Radio Taxive “Pasagjeri” organizon protestë për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës. (Nisj nga rrethrrotullimi “Te Fontana” në Ulpianë, ora 10:00)

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë, të pakënaqur me parkingjet dhe shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Komitetit Emergjent të Gjilanit mban konferencë për media pas 27 rasteve të reja pozitive me COVID-19. (Qendra Operative Emergjente, Qendra e Studentëve, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mban konferencë për media. (Ministria Drejtësisë, salla 914, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)