28 Mars 2024

Mbahet simpoziumi i 12-të Ndërkombëtar për Shkenca Shëndetësore

Prishtinë, 18 shtator - Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer, oganizon Simpoziumin e 12-të Ndërkombëtar për Shkenca Shëndetësore, i cili do të mbahet sot.

Këtë vit tema e simpoziumit është: "Ndikimi dhe mësimet e nxjerra nga kriza me pandeminë COVID-19 në fushën e shkencave shëndetësore".

Kjo konferencë synon të kontribuojë në zgjerimin e njohurive mbi ndikimin e COVID-19 në shkencat shëndetësore dhe mënyrat e mundshme në të cilat mund të menaxhohet kjo situatë.

Kjo konferencë do të sjellë së bashku zyrtarë të shëndetit publik, studiues dhe mjekë për të ndarë informacione, gjetje dhe histori nga pandemia COVID-19.

Së bashku, ne përpiqemi të rrisim njohuritë, të mësojmë dhe të ndikojmë pozitivisht në përgjigjen tonë ndaj kësaj pandemie.

Nëpërmjet organizimit të këtij simpoziumi shkencor, ne gjithashtu synojmë të bashkojmë të gjithë akterët përkatës lokalë dhe rajonalë, në mënyrë që t'u sigurojmë atyre mundësinë për të shkëmbyer, diskutuar dhe debatuar gjetjet më të fundit në fushën e kërkimit mbi COVID-19.

Jeni të ftuar që të merrni pjesë për mbulim dhe raportim mediatik të këtij eventi. Gjithashtu jemi të hapur për pjesëmarrje në hapësira tuaja televizive në mënyrë që të prezentojmë këtë ngjarje të rëndësishme për sferën e shëndetit publik vecanërisht kur marrim parasysh situatën me pandeminë COVID-19. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)