26 Shkurt 2021

Mbahet Kongresi i Parë i Farmacisë

Prishtinë, 21 prill - Nën patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Shoqata Farmaceutike e Kosovës (SHFK), në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM), të premten dhe të shtunën (më 23 dhe 24 prill 2010), në Prishtinë, do të mbahet Kongresi i Parë i Farmacisë me pjesëmarrje të farmacistëve ndërkombëtarë.

Me temë qendrore: “Trendet Farmaceutike Evropiane”, kongresi synon të sjellë përvojat e vendeve të rajonit, Evropës dhe të disa vendeve botërore në lëminë e farmacisë, ndërsa prezantimet që do të bëhen, kanë të bëjnë me rregullativën e barnave, praktikën e mirë të prodhimit të barnave, autorizim-marketingun, farmako-ekonominë, farmacinë klinike, regjistrimin e barnave, përdorimin racional të tyre, trendet e reja në farmaci, etj.

Punimet që do të prezantohen gjatë dy ditëve në Kongresin e Farmacisë, paraprakisht i janë nënshtruar një vlerësimi të Këshillit Profesional Shkencor, i përbërë nga ndërkombëtarë dhe vendorë.

Kongresi që pritet të sjellë në Prishtinë ekspertë të lëmisë së farmacisë, përveç nga vendet e rajonit, Evropës e Amerikës, synon që të bëhet tradicional dhe të mbahet çdo vit.

Kongresi fillon të premten nga ora 09:00, në hotelin “Grand” në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)