19 Prill 2024

Mbahet edicioni i tretë për shëndetin e grave 'Race for the Cure Kosova'

Prizren, 26 shtator - Organizatat e Kancerit të Gjirit kanë njoftuar se sot në Sheshin e Lidhjes se Prizrenit do të mbajë edicionin e tretë të Race for the Cure Kosova 2021.

'Race for the Cure' është ngjarja më e madhe sportive e Evropës për shëndetin e grave. Ndihmon organizatat dhe spitalet e kancerit të gjirit për të mbledhur fonde dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Me 500,000 diagnostikime të reja dhe 125,000 njerëz që vdesin nga kanceri i gjirit në Evropë çdo vit, këto fonde janë të një rëndësie jetike. Tani më shumë se kurrë.

Vitin e kaluar, megjithë kufizimet e COVID-19, Organizatat e Kancerit të Gjirit vërtetuan se janë më të fortë së bashku.

Dhjetëra mijëra njerëz u regjistruan dhe vrapuan ose ecën në lagjen e tyre me familjen, kolegët dhe miqtë.

'Ne ishim të mbingarkuar me donacionet e mbledhura për organizatat bamirëse të kancerit të gjirit në 32 vende të Evropës.'

'Përsëri këtë vit, në disa vende, ne mund të jemi fizikisht të ndarë, por gjithsesi mund të lidhemi dhe të bashkohemi, ku dhe kur na lejojnë masat e koronavirusit.'

'Ne mund t'u tregojmë komuniteteve tona se jemi më të fortë së bashku dhe se do të vazhdojmë të luftojmë kancerin e gjirit. Pandemia ka anuluar shumë momente të rëndësishme në jetën tonë, por misioni ynë nuk është anuluar dhe as Race for the Cure', theksojn Organizatat e Kancerit të Gjirit.

Krijoni një lëvizje të madhe rozë në internet! Ndani stërvitjet tuaja, veshjet rozë, përgatitjet, takimet në mediat sociale, përdorni hashtag-un tonë # RFTC2021 dhe frymëzoni njerëz të tjerë të marrin pjesë. Vazhdoni të lëvizni, të argëtoheni dhe përkrahni kujdesin shëndetësor të grave në Evropë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)