25 Prill 2024

Mbahet diskutimi i hapur rreth ,,Kontracepsionit dhe Menopauzës”

Prishtinë, 27 Shtator - Koalicioni K10 shënoi ditën nderkombëtare të Kontracepsionit, duke diskutuar edhe për Menopauzën. Diskutimi mbi Kontracepsionin dhe Menopauzën pati për qëllim të nxisë debatin rreth rëndësisë së përdorimit të kontraceptivëve tek të rinjtë, situatën aktuale në Kosovë dhe njëherit rëndësinë e përdorimit të kontraceptivëve tek gratë në fazën e menopauzës.

Koalicion K10  mbajti diskutimin e tretë të hapur në restaurantin "Shpija e Vjetër", Prishtine ku përpos diskutimit ka qenë edhe një mini-ekspozitë e cila u hap ne orën 16:00.

Panelistët e këtij diskutimi ishin:
Dr. Jehona Binishi Hysa- Gjinekologe
Dr. Visare Mujko Nimani- Zyrtare Përgjegjëse e Programit, UNFPA
znj.Nermin Mahmuti- Gruaja në fazën e Menopauzës që do të ndajë eksperiencën e saj
z.Arianit Jakupi- Farmacist

Reflektim nga diskutimi:

“Informimi më i mirë për metodat e kontracepsionit, përkthehet në shëndet më të     mirë të nënave, më pak abortime të pasigurta dhe barazi më të madhe për   gratë.”

“Menopauza nuk është sëmundje, është një fazë tranzicioni në jetën e një gruaje!” theksoi Dr. Jehona Binishi Hysa

"Kosova qëndron shumë larg vendeve të rajonit sa i përket nivelit të furnizimit të kontraceptivëve në nivel nacional. Megjithatë, kërkesa nga tregu nuk e tejkalon sasinë që është e disponueshme në barnatore", shtoi Arianit Jakupi, Farmacist. Kjo tregon se niveli i përdorimit të konraceptivëve në Kosovë, dhe posaçërishtë atyre modern, është mjaft i ulët, gjë që u konfirmua edhe nga Dr. Visare Mujko Nimani, UNFPA.

Qëllimi i këtij diskutimi ishte aktualizimi i temave të shëndetit riprodhues që prekin çdo qytetar e në rastin e menopauzës kanë të bëjnë me gjendje shëndetësore të paevitueshme që mund të trajtohen përmes informimit adekuat dhe këshillimit me profesionistët mjekësorë.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)