29 Mars 2024

Masat e vendosura për hyrjet dhe daljet në Kosovë vështirësojnë lirinë e lëvizjes

Shkup, 25 janar - Në koordinim me Forumin Ekonomik Mbarë Shqiptar, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka ndjekur me shqetësim vendimin e marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës “Për masa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, i cili ka hyrë në fuqi më 22 Janar 2022.

Në këtë vendim, ndër të tjera, përfshihen masat e reja mbi hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Kosova, duke vendosur kusht certifikatën e vaksinimit me tre doza kundër COVID-19 ose certifikatën e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19 bashkë me testin RT-PCR negative jo më herët se 48 orë para nisjes.

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore konsiderojnë se masat e vendosura për hyrjet dhe daljet e qytetarëve në Kosovë vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mund ta marrin dozën e tretë duke qenë se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm nga doza e dytë (6 muaj).

"Nisur nga fakti që ekonomitë tona janë në goditje të njëpasnjëshme nga krizat që kapluan, vlerësojmë se kjo masë është barrierë shtesë për bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, duke mos lejuar qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, gjë që nuk përkon edhe me logjikën ekonomike në këtë periudhë."

"Duke shprehur mirëkuptimin tonë mbi gjendjen epidemiologjike i bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtojnë këtë vendim duke mos penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në rajonin tonë si dhe duke mos dëmtuar akoma dhe më shumë sektorin e gastronomisë", theksojnë Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)