31 Mars 2020

Martti Ahtissari i infektuar me koronavirus

Helsinki, 24 mars - Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtissari, njëherësh ish-ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidencës finlandeze.

“Infektimi është konfirmuar të hënën, më 23 mars. Presidenti Ahtisaari është mirë, marrë parasysh situatën”, thuhet në njoftim.

Lajmi është konfirmuar edhe nga djali i Ahtisaarit, Marko, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se tre ditë më herët, edhe nëna e tij është konfirmuar si rast me koronavirus.

Ahtisaari, i cili i ka 82 vjet, ka qenë në krye të Finlandës nga viti 1994 deri më 2000.

Më 2008 ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për kontributin shumëvjeçar në ndërmjetësimin e paqes.

Në Finlandë janë konfirmuar 700 raste të të infektuarve me koronavirus dhe një viktimë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe masat e marra  nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori të punëtorëve. (Objekti i ish Gërmisë tani ATK, nga ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të pronocohet Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci. (Në hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ora 14:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)