05 Qershor 2020

LLV mbështet infermieret dhe mamitë në Ditën Botërore të Shëndetit

Prishtinë, 7 prill - Sot është dita botërore e shëndetit dhe sipas Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kjo ditë këtë vit i kushtohet infermiereve, infermierëve dhe mamive.

"Kudo në botë e edhe në vendin tonë punonjësit shëndetësorë janë duke u përballuar me një nga betejat më të mëdha në dekadat e fundit."

"Emri dhe puna e tyre si kurrë më parë janë emri i sakrificës dhe solidaritetit të pashembullt."

"Nuk ka fjalë falënderimi që e përmbush plotësisht respektin e përgjithshëm shoqëror ndaj punës së tyre të përditshme, prej Ambulancave e Qendrave mjekësore, në Spitalet rajonale në Qendrën klinike universitare, në Klinikën infektive, në Institutin e shëndetit publik", vlerëson Vetëvendosje.

Shëndeti është pasuria më e madhe. Dita dedikuar shëndetit, e veçanërisht infermiereve, infermierëve dhe mamive, e gjen botën mbarë në një situatë të vështirë, në luftë me virusin korona e kthyer tanimë në pandemi.

Në këtë çast në botë janë rreth 1.360.000 njerëz të prekur prej virusit, ndërsa në vendin tonë 170. Në nivel global mbi 76.000 persona kanë humbur jetën, ndërsa në Kosovë 4 qytetarë fatkeqësisht kanë pësuar me jetë prej kësaj sëmundjeje. Pandemia e ka dimensionin e saj tragjik. Është një prej ngjarjeve që sigurisht do të lerë gjurmë në jetët tona edhe më tej.

Një prej dimensioneve që e shtojnë vuajtjen, madje edhe tek ata që nuk janë prekur nga virusi, është ankthi. Frika prej së panjohurës, pyetjet për të cilat ende nuk ka përgjigje, gjendja e pasigurisë për shëndetin dhe për ekonominë individuale e kolektive, të gjithë këta shqetësime rëndojnë mbi secilin qytetar.

E duke qenë thelbësisht qenie sociale, izolimi në shtëpitë e banesat prodhon stres të shtuar, ashtu siç pamundësia për t´u vetëizoluar, për shumë punëtorë që duhet të vazhdojnë punën, prodhon ekspozim e rrezik të shtuar ndaj virusit.

Në këtë situatë, jemi me fat që të paktën qeverisja po udhëhiqet nga njerëz me besueshmëri e mbështetje të lartë publike. Do të ishte tragjike nëse vuajtjeve tona do t´i shtohej edhe dyshimi në aftësitë, vullnetin apo në ndershmërinë e ministrave.

Kur masat e marra nënkuptojnë disiplinim dhe stres të shtuar, është shumë e rëndësishme që të kemi bindje e bashkëpunim nga qytetarët, dhe kjo ndihmohet prej besueshmërisë e reputacionit të mirë të qeverisë. Do të ishte vështirë të mendohej bashkëpunimi qytetar me qeveritarë të njohur për korrupsion, shkelje të ligjit e abuzivizëm, si ata që kemi pasur në të shkuarën.

Lëvizja Vetëvendosje! është duke i zbatuar udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, duke e pezulluar aktivitetin në zyra, dhe duke vazhduar punën prej banesave apo shtëpive.

"Ne vazhdojmë të jemi të vëmendshëm e aktivë, duke komunikuar me qytetarët e duke i mbështetur për zgjidhjen apo adresimin e problemeve të tyre."

"Sot ndryshe nga vitet e tjera kur e kemi shënuar me aktivitete e diskutime publike, në ditën botërorë të shëndetit, ne si aktivistë solidarizohemi me gjithë bashkëqytetarët tanë, dhe u urojmë atyre shëndet, e që sa më parë ta tejkalojmë këtë krizë, me sa më pak dëme."

"Mendimet tona shkojnë sidomos për të moshuarit, për personat me probleme të tjera shëndetësore, për personat në gjendje të vështirë ekonomike, apo ata që janë të pastrehë, për ata që kanë mbetur pa punë për shkak të kufizimit të qarkullimit, për ata që jetojnë vetëm në izolim, apo për ata që janë të detyruar të izolohen brenda familjeve disfunksionale, ku ka dhunë psikologjike, verbale apo fizike", thekson LVV.

"Për të gjitha këto raste ne do të përpiqemi të ndihmojmë me çdo mundësi që kemi, duke informuar e bashkëvepruar me institucionet, duke vetëdijësuar shoqërinë e individët, apo përmes ndihmës vullnetare - gjithnjë duke zbatuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit."

"Falënderojmë mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë për punën e lavdërueshme që po e bëjnë, dhe shprehim mirënjohjen tonë për punonjësit e rendit e të policisë, punonjësit e sektorëve privatë që vazhdojnë punën, punonjësit e pastrimit, ata të shitjes, transportit e tregtisë, si dhe punonjësit e administratës publike, të cilët po mundësojnë që jeta të vazhdojë, edhe në kushte të tilla."

"Zbatojini masat e udhëzimet, ruani jetën e të tjerëve dhe tuajën!", deklaron LVV në fund LVV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)