25 Prill 2024

Lluka kërkon nga OEAK të sjell investitorë amerikan në Kosovë

Prishtinë, 18 shtator - Zhvillimet ekonomike në vend, me theks  të veçantë sektorët që mbulon MZHE kanë qenë temat që Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka diskutuar gjatë takimit që zhvilloi sot me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë OEAK, Arian Zeka.

Me këtë rast, Ministri Lluka ka vlerësuar rolin e OEAK në mbështetje të bizneseve përmes pjesëmarrjes aktive në proceset e hartimit të politikave dhe legjislacionit, duke theksuar se bashkëpunimi mes OEAK dhe MZHE do të vazhdojë edhe më tutje.

Ministri Lluka kërkoi që Oda Amerikane të jetë urë ndërlidhëse e bashkëpunimit në mes kompanive Amerikane dhe investitorëve të fuqishëm në interes të Kosovës dhe MZHE-së.

Kreu i MZHE-së është ndalur te rëndësia e zhvillimit të sektorëve strategjikë si energjia, minierat, teknologjia e informacionit dhe ndërmarrjeve publike, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka falënderuar Ministrin Lluka për gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin mes dy institucioneve në funksion të përmirësimit të mjedisit për zhvillimin e bizneseve, përkatësisht zhvillimin ekonomik.

Ndër temat tjera që u diskutuan ishte edhe furnizimi i rregullt dhe stabil me energji, zhvillimi i BRE-ve dhe rritja e Efiçiencës së Energjisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)