28 Mars 2024

“Little People of Kosova” kërkuan mbështetje për punësime

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, priti sot në takim një delegacion të organizatës “Little People of Kosova”, të kryesuar nga menaxherja e saj, znj. Hiljmnijeta Apuk.

Në këtë takim është biseduar për nevojat që kanë personat me aftësi të kufizuara dhe mundësitë e zgjerimit të përfshirjes së tyre në jetën shoqërore dhe në aktivitete të ndryshme.

Ministri Bukoshi ka thënë se do të shoh se cilat janë mundësitë që kjo kategori e qytetarëve të vendit të ndihmohet në forma të ndryshme, ndërsa i ka inkurajuar përfaqësuesit e “Little People of Kosova” që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e shoqërisë edhe përmes aktiviteteve të ndryshme.

Në këtë aspekt, përfaqësuesit e kësaj organizate kanë kërkuar mbështetje për punësime të ndryshme, përkrahje të aktiviteteve të tyre për barazi dhe kundër diskriminimit dhe në fushata të tjera që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së kësaj kategorie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)