28 Mars 2024

Lirohet në procedurë të rregullt mjeku nga Podujeva

Prishtinë, 17 prill - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se mjeku pneumolog, Ibrahim Hoti i cili ishte ndaluar të enjten, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, dje, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj këtij arrestimit te tij ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës, e cila shprehet se e ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Podujevës.

"Me këtë rast, OMK vlerëson se anëtarit të saj Dr. Ibrahim Hotit i është bërë padrejtësi duke e suspenduar nga vendi i punës dhe duke e arrestuar pa i ju dhënë mundësia e sqarimit dhe pa u zhvilluar hetime paraprake dhe të nevojshme dhe vërtetuar se a janë respektuar protokolet mjekësore gjatë trajtimit të pacientit në fjalë", thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Më tej në deklaratë cilësohet se "ky veprim i padrejt i institucioneve të sundimit të ligjit ka bërë që me qindra pacient të mbesin në kohë pandemie pa marrë shërbime dhe trajtim specifik në këtë kohë pandemie".

Doktor Ibrahim Hoti është i vetmi pneumolog në qytetin e Podujevës dhe ndalimi i tij shkakton ndërprerjen e ofrimit të shërbimit ndaj pacientëve.

Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu ka njoftuar se Hoti është suspenduar nga puna.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)