20 Prill 2024

Ligji i ri për Paga i mirëseardhur për të gjithë profesionistët shëndetësor

Prishtinë, 4 dhjetor - Me ftesë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sot është mbajtur një takim i Bordit Drejtues, me drejtorët e institucioneve shëndetësore  që janë në varësi të SHSKUK-së, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, dhe  Odën e Mjekëve të Kosovës.

Pikë vetme e rendit të ditës, ishte diskutimi në lidhje me fillimin e zbatimit të Ligjit të ri për Paga, i cili ka filluar të zbatohet nga data 1 dhjetor.

Qëndrim i përbashkët i të  pranishmëve ishte  se ky Ligj është i mirëseardhur për të gjithë profesionistët shëndetësor dhe se presin që në fund të këtij muaji punëtorët shëndetësor të marrin pagat me rritje.

Në takim u tha se tendencat për të pezulluar zbatimin e këtij Ligji janë të pa pranueshme dhe kanë për qëllim të dëmtojnë progresin e arritur në drejtim  të përmirësimit të përgjithshëm të mirëqenies së punëtorëve shëndetësor.

Institucionet  e pranishme në takim, ju bënë thirrje të gjitha institucioneve vendimmarrëse  të jenë të kujdesshme dhe mos ta pengojnë zbatimin e këtij Ligji për interesa të grupeve të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)