05 Tetor 2022

Latifi kërkon rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësor

Rahovec, 20 janar - Kryetari i Komunës, Smajl Latifi  i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Saranda Sallteku, kanë vizituar punonjësit shëndetësorë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti”, ku janë pritur nga drejtori, Dr. Ebunit Kryeziu.

Në hapje të takimit drejtori Kryeziu, e ka falënderuar kryetarin Latifi për vizitën dhe mbështetjen e dhënë në ecurinë e punëve në sektorin e shëndetësisë, i cili ndër të tjera ka prezantuar dhe drejtoreshën Saranda Salltekun, me të cilën drejtori ceku që do të jenë do të jenë bashkëpunues gjatë gjithë kohës.

Drejtoresha Sallteku, shprehu mirënjohje për punëtorët shëndetësorë dhe luti që të kryejnë punën e tyre ashtu siç është e përcaktuar me ligje dhe rregullore në fuqi, duke kërkuar që të respektohet orari i punës.

Kryetari Latifi i ka uruar fillimvit të mbarë dhe tejkalim të situatës pandemike, që ka shkaktuar jo pak probleme në dy vitet e fundit për sistemin shëndetësor si dhe për të gjithë qytetarët, të cilët kanë pësuar humbje të mëdha.

 "Përmes këtij takimi kërkoj nga ju që të rritni kapacitetet dhe të përmirësoni shërbimet shëndetësore, duke e respektuar në rend të parë orarin e punës si dhe duke e intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional. Do të punojmë pa u ndalur që qytetarët e Rahovecit të marrin shërbimet e duhura shëndetësore në vazhdimësi", ka thënë kryetari Latifi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)