29 Mars 2024

Lansohet fushata “Së bashku kundër COVID-19”

Prishtinë, 12 gusht - Grupi Vullnetarët #COVID-19 së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe akterë të tjerë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në sheshin “Skenderbeu” do të lansojnë fushatën “Së bashku kundër COVID-19”. 

Fushata “Së bashku kundër COVID-19” synon të rrisë vetëdijen për nevojën e vazhdimit të respektimit të masave anti-COVID nga ana e qytetarëve, duke ndikuar drejtpërdrejtë në parandalimin e rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Fushata ka pë qëllim përfshirjen e sa më shumë të rinjve, duke marrë për bazë që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot të rinjtë janë shkaktarët kryesor të shpërndarjes së virusit në saje të mosrespektimit të mjaftueshëm të rekomandimeve tashmë të njohura për të gjithë.

 Duke u përfshirë në aktivitetet e tilla kjo do të ndikojë direkt në reflektimin dhe vetëdijësim e rinisë dhe në të njëjtën kohë edhe të qytetarëve të tjerë për të respektuar udhëzimet.

Gjatë këtij aktiviteti do të behët edhe shpërndarja e maskave, broshurave informative dhe  mbahet një bashkëbisedim me qytetarë.

Grupi Vullnetarët #COVID-19, numëron mbi 11 mijë anëtarë, të cilët vijnë nga shumica e komunave e Kosovës. Kjo do të na ndihmojë jashtëzakonisht që fushata të ketë shtrirje gjithndej vendit. Anëtaret e grupit, do të angazhohen që të dalin në terren dhe në hapësirat më të frekuentuara me qytetarë, që të shpërndajnë maska, broshura informative si dhe në të njëjtën kohë të bashkëbisedojnë me qytetarët për rëndësinë e respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Fillimisht aktiviteti do të realizohet në Prishtinë, ku vullnetarët të cilët vijnë nga Prishtina do të shpërndajnë maska, broshura informative për qytetarë, poashtu në pjesët ku ka grumbullime, vullnetarë tanë përveç shpërndarjes së këtyre materialeve do të kërkojnë nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe më serioz në respektimin e masave anti-COVID.

Vullnetarët në të njëjtën kohë do të kenë të veshur edhe bluza me mesazhe vetëdijësuese.

I gjithë aktiviteti do të zhvillohet në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës dhe institucionet tjera relevante.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)