24 Prill 2024

Kurti e Vitia ripërsëritin thirrjet për qëndrim në shtëpi dhe mbajtje të higjienës

Prishtinë, 21 mars - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference për media ka ripërsëritur thirrjet për qëndrim në shtëpi dhe mbajtje të higjienës në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Kurti tha se nuk bën të ndjehemi të vetkënaqur për shkak se periudha që po vjen do të tregojë edhe më sakt se sa është zgjeruar përhapja e virusit.

“Duhet të vetëdijësohemi të gjithë se kujdesi nuk u takon vetëm profesionistëve të shëndetit publik, por secili prej neve duhet kujdeset për veten dhe të tjerët. Prandaj ne mbrëmë i kemi mbyllur parqet që të jenë të ndaluara. Kemi mbyllur edhe marrjen me veti të pijeve të ngrohta. Po kërkoj që me e mira në këtë rrezik pandemik të qëndrojë vetëm, por frenimi i përhapjes së virusit e kërkon këtë gjë me force” tha Kurti.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me këtë rast, ka bërë me dije se janë porositur edhe 50 respiratorë të tjerë për tu përballur me epideminë e Coronavirusit. A ka thënë se Kosova tani i ka 122 respiratorë.

Vitia, ka thënë se brenda pak ditësh do të sjellin edhe në Kosovë një bari që po ka efekt në shërimin e sëmundjes.

Ai ka kërkuar të zbatohen të gjitha masat e Qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Përtej masave që kemi ndërmarrë në Kosovë kemi 122 respiratorë, kemi porositur edhe  50 respiratorë të tjerë. Në kontingjent do të vije në prill dhe një maj. Sot jemi këtu për të bërë të qartë se do të jetë e kotë nëse qytetarët nuk i zbatojnë vendimet që ka marr qeveria dhe rekomandimet e IKSHP-së.  Situata është serioze  dy- tri javët e ardhshme janë vendimtare Brenda pak ditësh do t’i kemi dozat e para të clor hitin por kujtojmë që  akoma nuk një bari që është treguar i suksesshëm në mënyrë të përgjegjshëm.  Rrini në shtëpi  mbani higjienën personale, ju bëjë thirrje komunave që të bëjnë dezinfektimin e objekteve e gjërave”, tha ministri Vitia në konferencë për media transmeton E.O.

Vitia ka thënë se  dhe qytetarët që kanë neglizhuar këtë situatë dhe se arma e vetme në këtë betejë është kujdesi,  solidaritet e disiplina.

Vitia u tha edhe personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve janë duke u përpjekur që të krijojnë kushte.

“Po ashtu ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të rrinë në shtetet ku janë dhe vetëm nëse ka urgjenca të kthehen në Kosovë. Për shkak të kapaciteteve të karantimit ju bëjmë thirrje bashkatdhetarë që vetëm rastet që kanë urgjenca të paraqiten në lista të kthimit. Rrini nëpër shtëpia”, porositi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)