19 Prill 2024

Kujdesi i vullnetarëve për fëmijët me autizëm, humanizëm i jashtëzakonshëm

Prishtinë, 25 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar organizatën "Autizmi flet', e cila në prag të festave të fundvitit një pjesë të aktivitetit të saj po e zhvillon në sheshin  "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, që ka për qëllim të ofroj ndihmë për fëmijët me autizëm.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se sot në shenjë simbolike dhe në shenjë respekti për organizatën “Autizmi flet”, ka ardhur me disa kolegë të zyrës për të shprehur një kujdes të posaçëm për këtë organizatë vullnetare të rinjve dhe të rejave, të cilët ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm.

Në shenjë përkrahje të kësaj organizate e cila ofron shërbime ditore edukative për fëmijët me autizëm, kryeministri Haradinaj ka blerë një numër të madh kartolinash të punuara nga ta.

“Fëmijët me autizëm janë fëmijë me talente të veçanta, por poashtu kërkojnë edhe kujdes më të posaçëm. Të gjithë ata që përkujdesen për këta fëmijë i falënderoj nga zemra dhe vërtetë mendoj se është një humanizëm i jashtëzakonshëm, puna dhe kujdesi i tyre”, tha kryeministri Haradinaj duke shprehur besimin që edhe Qeveria dhe të gjitha institucionet e të gjitha niveleve do të gjenden më afër këtyre fëmijëve.

Ndërkaq, drejtoresha e organizatës “Autizmi flet”, Violetë Hyseni, shprehu falënderimin e saj për vizitën e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se ndihen të nderuar për përkrahjen në prag të festave të fundvitit.

“Kryeministri na ofroi edhe mbështetje bleu një numër të madh të kartolinave, ku ato mjete do të shkojnë si fonde në organizatën tonë”, tha Hyseni, duke vlerësuar edhe rolin e vullnetarëve të cilët janë studentë të diplomuar në fusha të ndryshme.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)