23 Prill 2024

Kryhet rasti i parë në Kosovë në Stroke Center pacientit i shpëtohet jeta

Prishtinë, 19 mars - Për herë të parë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Radiologjisë, është realizuar heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike (trombektomia mekanike e M2 segmentit të arteries cerebri media majtas) me metodë radiologjike neurointervente minimale invazive.

Realizimi i kësaj metode është bërë pas investimeve në Stroke Center,  trajnimeve të stafit dhe blerjes së materialit  që ka bërë menaxhmenti i ShSKSUK-së, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Basri Sejdiu dhe me përkrahje dhe nga  Ministria e Shëndetësisë.

Procedura u krye pa komplikime, tek pacienti mashkull i moshës 62 vjeç, i cili kishte dorën e palëvizshme dhe këmbën e djathtë të dobësuar, pas procedurës i është  kthyer menjëherë lëvizshmëria e dorës së djathtë. Poashtu, të folurit e humbur në tërësi,  kurse pas 12 orëve nga kryerja e procedurës, pacienti ka filluar të artikuloj zë dhe lëvizë lirshëm edhe me këmbë. 

Kjo procedurë u mundësua si rezultat i planifikimit, projektimit, aftësimeve të realizuara në botë dhe në Zagreb Kroaci  dhe bashkëpunimit ndërmjet Klinikës së  Radiologjisë, Klinikë së Neurologjisë, Klinikës  Emergjente  dhe Klinikës e Anesteziologjisë.

Brenda 3 apo 4 orëve pas sulmit në tru, procedurën  e kanë realizuar ekipi i radiologëve, Dr. Bujar Gjikolli, Dr. Arben Kutllovci, përkrahur nga radiologët kujdestar Dr. Agron Arifi, Dr. Ilir Bejta, me referimin e neurologëve kujdestar Dr. Rushit Jashari, Dr. Valbona Spanca e Dr. Milaim Krasniqi, me asistimin e teknikëve të radiologjisë Shekfi Bytyqi, Ariana Neziri.

Klinika e Radiologjisë, është e pajisur me materiale për  të plotësuar nevojat e  pacientëve me infarkte në tru.

Po punon në ngritjen e kapaciteteve për realizimin e tyre, kurse në proces është edhe blerja e një angiografi të avancuar  për të përkrahur këto procedura në nivel bashkëkohor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)