15 Dhjetor 2019

Kryhet me aparaturë të re operacioni në segmentin e pasmë të syrit

Prishtinë, 24 korrik - Pas furnizimit me pajisje të reja, Klinika e Oftalmologjisë (Syve) ka filluar të kryejë operacione, për të cilat më parë pacientët ishin referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Në këtë klinikë është realizuar operacioni i viterektomisë (operacion në segmentin e pasmë të syrit), për të cilin operacion pacientët ishin detyruar të paguanin deri në 5 mijë euro jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Pacienti F.K (1944) gëzon shëndet të mirë të syrit, pas operacionit që zgjati një orë e gjysmë, të realizuar nga stafi mjekësor i Klinikës së Syve.

Në mungesë të aparaturës adekuate, deri më tani, për këtë patologji vetëm këtë vit, 200 pacientë  ishin referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Tash e tutje, ky lloj i operacionit do të ofrohet në Klinikën e Syve dhe pacientët nuk kanë nevojë të drejtohen jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike nga komuna e Vushtrrisë organizon takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00) 
 
- Komuna e Deçanit dhe Ministria e Arsimit vendosin gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Lidhja e Prizerenit'. (Deçan, ora 12:00)