25 Prill 2024

Kryhet intervenim i rëndë i valvulës bikuspidale në zemër

Prishtinë, 11 qershor - Pas reanimit nga ekipa reanimatore e  Qendër Emergjente, 5 pacientë ( që ishin në vdekje klinike) menjëherë u është bërë angiografia- stentimi,  apo intervenimi kardiokirurgjik.

Pas reanimimit dhe intervenimit në sallë të kateterizimit, pacientëve u është vazhduar disa ditë mjekimi në kuadër të  Mjekimit Intenziv Qendror, Njësi Koronare, apo Kardiokirurgji dhe tashmë nga gjendja e vdekje klinike gëzojnë shëndet të mirë.

Pesë pacientët janë lëshuar në mjekim ambulantor në gjendje të mirë shëndetësore. E gjithë kjo punë është realizuar falë bashkëpunimit  ekipor ndërmjet shërbimeve të ndryshme në QKUK.

QKUK ka disa muaj që është në  funksion 24-orësh për të trajtuar të gjitha rastet e infarkteve akute që kanë nevojë për intervenim të menjëhershme.

Operacione të komplikuara vazhdojnë të kryhen edhe tek shërbimi i kardiokirurgjisë, një intervenim i tillë është kryer edhe tek  pacienti i moshës 56 vjeçare i diagnostikuar si valvulë bikuspidale (ves i lindur) dhe me insuficiencë të avansuar të kësaj valvule, zgjerim i aortes ascendente mbi 6 cm, sëmundje të arterieve koronare, sëmundje të sheqerit dhe të veshkëve. Pacientit ju krye  operacioni kompleks në zemër me sukseses të plotë. 

Operacioni i realizuar kishte si sukses zëvendësimin e valvules aortale, ndërrimin e aortes ascendente, reimplantimin e arterieve koronare (Bentall Operation). Gjithashtu pacientit ju realizu heqja e pllakës aterosklerotike nga arteria koronare (LAD coronary endartherectomy) dhe realizimi i tre bypass aorto-koronar.

Operacioni u realizua nga Ass. dr.Arbër Kutllovci, kardiokirurg dhe nga Prof.dr.Adem Grbolar, kirurg kardiovaskular. Ekipi u mbështetë nga një staf me mbi 15 profesionisët shëndetësor (specializant, perfuzionist, instrumentare, teknik anestezioni).

Pas ndërhyrjes kardiokirurgjike, pacienti lirohet në shtëpi në ditën e gjashtë post-operatore me gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale.

Kardiokirurgjia vazhdon të jetë e hapur 24/7 për të të gjitha patologjitë elektive dhe urgjente të zemër që kanë nevojë për ndërhyrje kardiokirurgjike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)