23 Prill 2024

Kryhen 2 rastet e para me laparaskop në kirurgji pediatrike

Prishtinë, 24 shtator - Qendra Klinike Universitare ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike,  u realizuan  dy intervenimet e para  me kirurgji minimale invazive, me laparaksop.

Rasti i parë ka qenë një 13 vjeçar , i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit( zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë.

Intervenimi u krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëm një ditë qëndrimi në spital.

Rasti i dytë, një pacient i moshës 10 vjeç, i diagnostikuar si cholelithiasis ( gurë në fshikëzën e tëmthit).

 Pacienti është liruar pas dy ditë qëndrimi në spital, në gjendje  të mirë shëndetësore.

Kjo metodë e operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike  sepse është me invazion minimal.

Pacientët e  operuar, pas operacionit  e marrin veten shumë më shpejt, i kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet  shkalla e invaliditetit dhe kostoja e hospitalizimit.

Stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, përfshirë kirurgët pediatrik, anesteziologët dhe stafin e mesëm shëndetësor  do vazhdojnë  të kryejnë operacione me metoda të tilla minimale invazive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)