20 Janar 2021

Kosova sot regjistron 514 raste me koronavirus dhe 3 vdekje

Prishtinë, 31 tetor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.750 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 514 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror).

Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.  

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. (Brezovicë, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës. (Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë, ora 16:00)