22 Prill 2021

Kosova sot regjistron 14 vdekje dhe 923 raste pozitive

Prishtinë, 31 mars -Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive.

IKSHPK po ashtu thekson se brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.

IKSHPK thekson se duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 923 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 273 raste pozitive.

Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Në veçanti, IKSHPK bën thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)