27 Janar 2021

Kosova sot regjistron 11 vdekje dhe 539 raste me koronavirus

Prishtinë, 30 nëntor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur gatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive.

IKSHPK po ashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579.

  Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)