01 Dhjetor 2020

Kosova regjistron 3 vdekje dhe 205 raste me koronavirusi

Prishtinë, 22 tetor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 943 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë, Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm Gjakovë).

Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes.  

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)