20 Prill 2024

Kosova me vdekshmërinë më të madhe dhe jetëgjatësinë më të shkurtër në Evropë

Prishtinë, 30 maj - Komiteti për Shëndetësi dhe Grupi parlamentar i Vetëvendosje!-s mbajti sot tryezën “Gjendja e Shërbimit spitalor dhe klinik universitar – problemet dhe zgjidhjet" me profesionistë shëndetësorë të këtij sektori.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Fatmire Kollçaku Mullhaxha dhe drejtuesi i Komitetit për Shëndetësi prof. Jusuf Ulaj duke e hapur diskutimin folën për problemet e mëdha që ka SHSKU-në dhe nga diskutimi i përbashkët me mjekë e profesionistë e profesorë konkluduan në disa ccështje që mund ta adresojnë zgjidhjet për gjendjen alarmante.

Mjekë, farmacistë, dhe profesionistë të tjerë folën mbi gjendjen e rëndë të shëndetësisë në përgjithësi dhe problemet e mëdha me të cilat po ballafaqohet SHSKU-ja prej se ky shërbim ka filluar nga funksionimi.

Ata theksuan më së shumti politizimin e vet bordit të këtij institucioni, mungesën e mjeteve elementare për të zhvilluar trajtimin e pacientëve e deri te llogaridhënia minimale.

Mullhaxha ka theksuar se si pasojë e gjendjes së mjerueshme në të cilën gjendet shëndetësia, Kosova vazhdon të jetë vendi me vdekshmërinë më të madhe dhe jetëgjatësinë më të shkurtër në Evropë. Poashtu u theksua se vetëm 2.6% e GDP-së shkojnë për shëndetësi.

 Në tryezë u diskutua edhe për sigurimet shëndetësore që do të duhej të fillonin në janar të vitit 2014 si dhe për rastin skandaloz të spitalit privat brenda ambienteve të SHSKU-së.

Gjithashtu u theksua politizimi i Odës së Mjekëve dhe minimizimi i rolit të sistemit informativ shëndetësor nga minisitri aktual si dhe mosgatishmëria në kontinuitet të minsitrave të Shëndetësisë për të bërë transparente shpenzimet milionëshe dhe arsyet e zhagitjes së këtij projekti të filluar nga viti 2009. 

Nga diskutimet e profesionistëve të shëndetësisë, pjesëmarrës në këtë tryezë, në fund dolën disa konluzione të cilat Lëvizja Vetëvendosje! përmes Komitetit për Shëndetësi, deputetëve të saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në komisionin për shëndetësi do t’i paraqesë në vazhdimësi si rrugë për të dalë nga gjendja jashtëzakonisht e keqe në të cilën ndodhet sektori i shëndetësisë.

Ndryshimi i ligjit për shëndetësi, duke e rishqyrtuar rolin e SHSKU-s dhe zbatimin e ligjit për sigurimet shëndetësore.
 
Depolitizimi dhe decentralizimi i shërbimeve shëndetësore

Përmirësimi i menaxhimit nëpër institucionet shëndetësore, duke e rritur transparencën dhe llogaridhënien

Planifikimi adekuat për specializimet dhe punësimet nëpër institucionet shëndetësore

Qartësimi i raportit të Spitalit të Prishtinës dhe QKU-s përmes ndarjes së shërbimeve terciare nga ato sekondare.

Funksionalizmi i shërbimeve primare

Si dhe, rregullimi i konfliktit të interesit të sektorëve publik dhe privat për të parandaluar rekrutimin dhe largimin e pacientëve nga spitalet publike duke i çuar në ato private.

Në këtë kuadër Grupi parlamentar do t’i ngrejë këto ccështje në Kuvendin e Kosovës dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Qeveria për secilën prej temave të adresuara.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)