28 Mars 2024

Koronavirusi zgjerohet në shumë shtete, vdes një deputet iranian

Teheran, 29 shkurt - Një deputet i sapo zgjedhur i parlamentit të Iranit ka humbur jetën si pasoje e koronavirusit të ri raportuan mediat ne Teheran.

Mohammad Ali Ramazani Dastak, humbi jetë mëngjesin e sotëm pasi ishte shtruar në spital prej disa ditësh.

Edhe tre ligjvënës tjere iranianë janë infektuar me koronavirusin e ri, teksa ky virus po përhapet me shpejtësi në Iran, duke detyruar autoritetet që të anulojnë mbajtjen e Lutjeve të së Premtes në shumë xhami në mbarë vendin.

Mohammad Ali Vakili, anëtar i presidiumit parlamentar, tha përmes një postimi në Twitter se katër deputetë janë infektuar me koronavirusin e ri.

Disa zyrtarë të tjerë të lartë iranianë po ashtu janë infektuar me virusin, përfshirë edhe zëvendëspresidentin iranian, Masoumeh Ebtekar.

Republika Islamike e Iranit është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi Covid 19 ku sipas të dhënave zyrtare, mbi 380 persona jane infektuar ndërsa 34 të tjerë kanë humbur jetën. 

Koronavirus ka mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave të huaja në SHBA konfirmohen 3 raste me koronavirus.

Rasti i fundit u rregjistrua në veri-perëndim të Oregon-it. Mosha dhe emri i pacientit nuk bëhen të ditura, por mediat shkruajnë se pecianeti është nën kujdesin e mjekëve. Rasti i dytë u rregjistrua në Kaliforni. Për këto raste akoma nuk është mësuar origjina nga ka ardhur virusi.

Sipas raportit të fundit koronavirusi është përhapur në më shumë se 50 vende të botës. Në mbarë botën janë shënuar më shumë se 83.650 raste, ku 78961 janë në Kinë dhe 2791 të vdekur nga virusi.

Dje Hollanda,Bjellorusia, Zelanda e Re, Nigeria dhe Lituania konfirmuan rastet e para. U konfirmua edhe vdekja e parë e një anglezi nga koronavirusi. Anglezi ishte në anijen e kthyer në karantinë, Diamond Princess në Japoni.

Ndërsa Korea e Jugut ka shënuar rritjen më të madhe që kur virusi u regjistrua në këtë vend.

Nga raportimet e fundit numërohen 594 raste të reja duke e çuar numrin në total numrin e të prekurve në 2931. Autoritetet bëjnë me dije se numri i të vdekurve nga koronavirusi në Korenë e Jugut është 17.

Korea e Jugut është vendi me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus jashtë Kinës.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rriti kërcënimin nga koronavirusi i ri në nivelin më të lartë.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ky hap u ndërmor për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve dhe të numrit të vendeve të prekura, në ditët e fundit.

"Këto zhvillime janë qartazi shqetësuese", u tha Ghebreyesus gazetarëve në Gjenevë.

"Ne kemi ende shanse për ta frenuar këtë virus, nëse ndërmerren veprime të fuqishme për zbulimin e hershëm të rasteve, si dhe për izolimin dhe kujdesin ndaj pacientëve", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)