29 Mars 2024

Koronavirusi vret mbi 11 mijë persona në të gjithë botën

Gjenevë, 21 mars - Faqja e internetit "Worldometer" ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur Covid-19, ka përditësuar në 11.417 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas të dhënave thuhet se Italia është renditur si vendi i parë ku "kanë vdekur më shumë persona" nga koronavirusi me 4.032 vdekje.

Pas Italisë, në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.255 vdekje.

Ndërkohë, Irani renditet si vendi i tretë me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 1.433 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)