24 Prill 2024

Koronavirusi merr jetën e 490 personave

Wuhan, 5 shkurt - Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë ka deklaruar se numri i viktimave nga lloji i ri i koronavirusit është 490, kurse i të prekurve është 24 mijë e 438, nga të cilët 2 mijë e 788 janë në gjendje kritike. Ndërkohë 632 pacientë kanë dalë nga spitali.

Vazhdon të rritet edhe numri i rasteve të regjistruara në territoret janë Kinës kontinentale. Në Hongkongun (HKSAR) gjysmë autonom janë regjistruar 15 raste, kurse në krahinën tjetër me administrim të posaçëm (MSAR), Makao numri është rritur 8.

NHC ka deklaruar gjithashtu se 64 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të epidemisë së koronavirusit që u konstatua për herë të parë më 12 dhjetor në Wuhan të provincës Hubei.

Kurse numri i rasteve të reja është 3 mijë e 235.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)