28 Mars 2024

Konfirmohen 6 raste te reja me koronavirus

Prishtinë, 25 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga te cilat me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë).

Sot po ashtu janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 791 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.56.574 raste të COVID-19 dhe 348.223 raste të vdekjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)