24 Prill 2024

Koncepti “Qytetet e Shëndetshme” tejet i nevojshëm për Kosovën

Prishtinë, 3 maj - Qytetet e shëndetshme janë koncept që në këtë fazë i duhen më së shumti Kosovës dhe Qeveria e vendit e mbështet fuqishëm çdo nismë që përmirëson jetën e qytetarit. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra Regjionale për Evropë, të kryesuar nga Monika Kosinska, profesor John Ashton dhe  Adam Tiliouine.

“Ndotja e ajrit që arriti kulmin në dimrin që lamë pas, ishte momenti alarmues për të cilin duhet menduar strategji afatgjate, por duke njohur fillimisht problemet me të cilat përballen qytetet e vendit. Ndihma e OBSH-së në këtë drejtim është e tejet e nevojshme dhe Qeveria mbështet konceptin e Qyteteve të Shëndetshme, me shpresë që shumë shpejt Prishtina dhe qytete të tjera t’i bashkohen kësaj nisme, që në botë ekziston prej dekadash”, tha Kryeministri Haradinaj.

Udhëheqësja e këtij misioni, Monika Kosinska, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritje, duke shprehur përkushtimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në adresimin e çështjeve dhe përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, në bazë të nevojave dhe kërkesave që ka Kosova.

Pjesë e këtij takimi ishte ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ministria e të cilit është iniciues e kësaj nisme, për të cilën dha mbështetje edhe Kryeministri Haradinaj.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)