25 Shtator 2022

Komuna e Rahovecit vë në funksion aparatin e mamografisë

Rahovec, 9 shkurt - Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Fahredin Hoti" në Rahovec, kanë vënë në funksion aparatin e mamografisë, i cili shërben për ta identifikuar dhe diagnostifikuar me kohë kancerin e gjirit.

Saranda Sallteku, Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Soociale eshte shprehur se aparati i mamografit vlerësohet të jetë një prej aseteve më me rëndësi për mjekësinë primare, sidomos në aspektin shëndetësor, në parandalimin me kohë të sëmundjes së kancerit të gjirit.

"Komuna e Rahovecit me një investim si ky, ka investuar direkt në shëndetin e grave-nënave si shtyllë kryesore e familjes dhe mirëqenies së saj."

"Të gjitha gratë që duan dhe u rekomandohet nga mjeku përkatës mamografia, luten të bëjnë paraprakisht terminet në QKMF "Fahredin Hoti".Së bashku për shëndetin e mirë të gruas", ka thënë drejtoresha Sallteku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)