25 Prill 2024

Komuna e Rahovecit fillon dezinfektimin e institucioneve publike

Prishtinë, 13 prill - Gjatë ditës së sotme, Komuna e Rahovecit ka filluar dezinfektimin e të gjitha objekteve dhe institucioneve publike, duke përfshirë të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit.

“Në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës dhe menaxhimit të situatës nga përhapja e Covid-19, Komuna e Rahovecit ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u ballafaquar me raste eventuale të këtij virusi, duke ndërmarr masat e nevojshme për parandalimin e infeksionit nga CoronaVirusi (COVID-19).

Po punojmë së bashku në zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Coronavirusit (Covid-19), andaj pjesëmarrja e juaj të dashur qytetarë në këtë angazhim po aq të rëndësishëm dhe të nevojshëm është ajo që kërkojmë nga ju tani.

 "Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë aktive e këtij angazhimi të rëndësishëm kundër COVID-19’’,-ka thënë Kryetari Latifi", theksoi Komuna e Rahovecit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)