29 Mars 2024

Komuna e Prizrenit fillon realizimin e testeve serologjike

Prizren, 12 tetor - Prej sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1, qytetarët e komunës së Prizrenit do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19.

Këto teste që bëhen përmes gjakut, tregojnë nëse personi është ose ka qenë i infektuar me koronavirus dhe pasqyrojnë imunitetin e popullatës, që rrjedhimisht do të ndihmojnë në verifikimin e saktë të personave që janë infektuar me COVID-19.

Duke theksuar se kryerja e testeve serologjike ka qenë kërkesë e Komunës së Prizrenit që nga fillimi i pandemisë, kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka, deklaroi se tashmë janë gati të përballen me paraqitjen eventuale të valës së dytë të koronavirusit.

“Që nga fillimi i pandemisë, Komuna e Prizrenit vazhdimisht ka kërkuar që testet seroligjike të kryhen edhe në qytetin tonë. Shpresojmë që Kosova të mos hyjë në valën e dytë të pandemisë, por nëse ndodh një gjë e tillë, Komuna e Prizrenit tani është gati për t’u përballur me të”, tha Haskuka.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj pohoi se këto teste do të kryhen në bazë të udhëzimeve të mjekëve të institucioneve shëndetësore dhe rezultatet e tyre dalin brenda ditës.

“Këto teste do të kryhen në bazë të udhëzimeve të mjekëve të institucioneve shëndetësore. Po ashtu, do të organizohet testimi i grupeve nga shkollat, komuna e stafi mjekësor. Rezultatet e këtyre testeve dalin brenda ditës dhe aktualisht mund t’i kryejmë rreth 80 teste në ditë, të cilët mund të shtohen varësisht nga kërkesa”, u shpreh drejtoresha Arënliu-Hoxhaj.
-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)