29 Mars 2024

Komuna e Prishtinës premton qendrën për personat me sindrom Down

Prishtinë, 20 qershor - Komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën “Down Syndrome Kosovë” dhe Shoqatën e Autizmit.

Në një komunikatë për medie, bëhet e ditur se me këtë marrëveshje, Komuna e Prishtinës do të angazhohet për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës për trajtimin e personave me sindormën Down dhe Autizëm; sigurimin e një pjese të mjeteve financiare për ndërtimin e Qendrës, e cila do të caktohet në Kontratën e bashkëfinancimit.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës do të angazhohet për ndërtimin e Qendrës me parimin “çelsat në dorë” në bazë të projektit për të cilin duhet të merret edhe pëlqimi i Shoqatave.

Nga ana tjetër, shoqatat do të angazhohen që mjetet financiare të grumbulluara nga Shoqatat në emër të ndihmave për ndërtimin e Qendrës, të derdhen në llogari të Komunës së Prishtinës me destinim ekskluziv për ndërtimin e Qendrës së lartëcekur.

\"Të gjitha marrëveshjet eventuale në mes të Shoqatave dhe Kompanive e të cilat janë në funksion të kryerjes së punëve në dobi të Qendrës do t’i prezentohen Komunës. Shërbimet që ju kanë ofruar shoqatave për ndërtimin e qendrës do të jenë në dispozicion për ndërtimin e Qendrës, shërbime këto që do të ndikojnë në uljen e kostos së ndërtimit\", thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)