29 Mars 2024

Komuna e Prishtinës kreu vizitat shëndetësore në shkollat e Prishtinës

Prishtinë, 14 shtator - Për të katërtin vit me radhë, Komuna e Prishtinës kreu vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prishtinës.

Tashmë, çdo fëmijë që është në shkollë fillore në komunën tonë është kontrolluar së paku njëherë.

“Përveç problemeve individuale që i kemi identifikuar tek nxënës të caktuar, kemi nxjerrë edhe mësime e analiza mbi çështjet kryesore të shëndetit publik për fëmijët."

"Shpresojmë që këto vizita të bëhen të rregullta në çdo Komunë të Kosovës sepse janë më se të nevojshme. Përmes tyre ne e dimë se çfarë masash duhet ndërmarrë për t’i parandaluar problemet shëndetësore tek fëmijët”, tha Kryetari Shpend Ahmeti, duke shtuar se me identifikimin e hershëm të sëmundjeve të fëmijëve, mund t’i parandalojmë komplikimet dhe të shpëtojmë jetë.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, tha se  intervenimi i hershëm tek fëmijët eviton problemet që do të mund t’i kishin ata në të ardhmen.

“Gjithashtu, mosparandalimi i sëmundjeve në mosha të hershme do të shpenzonte shumë më shumë buxhetin e shtetit në të ardhmen, për sanimin e problemeve në një kohë kur ato janë vështirë të sanueshme”, theksoi Vitia.

Ekipi profesional që është angazhuar në këto vizita, prezantoi më pas të gjitha rezultatet e nxjerra nga kontrollet e sivjetme sistematike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)