28 Mars 2024

Komuna e Prishtinës ka investuar shumë në qendrat mjekësore

Prishtinë, 31 maj - I nominuari për kryeminister nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thene se Komuna e Prishtinës ka investuar shumë në këto qendra mjekësore, dhe cilësia e shërbimit është bërë aq e mirë sa që shumë pacientë largohen nga QKUK-ja për të ardhur tek to.

Aparaturat sipas tij janë të reja e funksionale, barnat janë gjithnjë prezente, por fatkeqësisht vetëm në Prishtinë, ndryshe nga spitalet e qendrat klinike në krejt Kosovën që sot janë braktisur nga shteti e plaçkitur nga korrupsioni.

\"Por në datën 11 qershor, me fitoren e VETËVENDOSJE!-s, do të fillojë puna për funksionalizimin dhe pajisjen e gjithë spitaleve e klinikave.\"

\"Gjithë qytetarët do të kenë pranë vendbanimit të tyre shërbim shëndetësor funksional dhe cilësor.\"

\"Bëhuni pjesë e fitores, votoni 35, votoni Lëvizjen\", ka theksuar Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)