20 Prill 2024

Komuna bën thirrje për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta

Prishtinë, 30 qershor -Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta jatë ditës së shtunë.

\"Të nderuar qytetarë të Komunës së Prishtinës, sipas parashikimeve të motit, nesër, të shtunën me datë 1 korrik, pritet që temperaturat në qytetin tonë të jenë shumë të larta. Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00\", thuhet në apelin e Komunës.

Apeli veln sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare.

\"Apelojmë gjithashtu që gjatë ditës së nesërme të konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta\", thuhet më tej në apelin e Komunës.

Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfiksave, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Gjithashtu ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente do të jenë në gatishmëri të plotë dhe luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen në këto qendra.

\"Gjithashtu, thërrasim qytetarët dhe bizneset që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale\", thuhet në apel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)