19 Prill 2024

Kompania amerikane Moderna gati vaksinën që mbron nga Covid-19

New York, 16 nëntor - Një vaksinë e re që mbron nga Covid-19 është gati 95% efektive, tregojnë të dhënat e para nga kompania amerikane Moderna.

Rezultatet vijnë pak pasi kompania Pfizer njoftoi se vaksina e saj ishte 90% efektive, dhe shtojnë besimin në rritje se vaksinat mund t’I japin fund pandemisë dhe të shpëtojnë njerëzimin.

Moderna, përmes një reagimi,  thotë se është një "ditë e shkëlqyer",ndërsa planifikon të aplikojë për miratim për të përdorur vaksinën në javët e ardhshme.

Sidoqoftë, kjo është ende e dhënë e hershme dhe pyetjet kryesore mbeten pa përgjigje.

Ne ende nuk e dimë se sa do të zgjasë imuniteti i kësaj vaksine. Nuk ka gjithashtu të dhëna se sa mirë funksionon në grupmoshat më të vjetra, të cilët rrezikojnë më shumë të vdesin nga Covid.

Megjithatë, Zaks i tha BBC të dhënat e tyre deri më tani sugjerojnë se vaksina "nuk duket se e humbet fuqinë e saj" me rritjen e moshës.

Dhe nuk dihet nëse vaksina thjesht ndalon njerëzit të sëmuren rëndë, ose nëse i ndalon ata gjithashtu të përhapin virusin.

Të gjitha këto pyetje do të ndikojnë në mënyrën se si përdoret vaksina e koronavirusit.

Asnjë shqetësim i rëndësishëm i sigurisë nuk është raportuar, por asgjë, përfshirë paracetamolin, nuk është 100% e sigurt.

Lodhje dhe dhimbje koke u raportuan pas injeksionit në disa pacientë.

"Këto efekte janë ato që ne do të prisnim me një vaksinë që po funksionon dhe nxit një përgjigje të mirë imune", tha Prof Peter Openshaë, nga Imperial College London.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)